Situata në ambientet e shpellës është tensionuar në maksimum mes dy banorëve, Mateos dhe Mirit, duke degraduar në ofendime të rënda personale.
Shkak i debatit është bërë një deklaratë e Mateos, i cili me ironi ka akuzuar Mirin se lotët e tij të derdhura së fundmi nuk ishin për ndonjë hall personal, por për Selinën.
“Ti ke qarë vërtet për Selinën… E ke bërë kokrrën e lotit për të,” – i është drejtuar Mateo këngëtarit, duke e provokuar hapur.
Kjo akuzë e ka bërë Mirin të humbasë toruan. Ai e ka mohuar, duke pretenduar se arsyeja e gjendjes së tij emocionale janë problemet e tij personale dhe jo banorja.
“Unë s’kam qarë për Selinën, kam qarë për hallet e mia o surrat… Ti je i ndyrë, je pisanjos, gore… Plehër që je,” – ka shpërthyer Miri me tone të larta dhe ofendime të njëpasnjëshme ndaj Mateos.
Debati tregon se përveç izolimit, banorët po përballen edhe me presionin psikologjik të njëri-tjetrit, ku çdo dobësi përdoret si armë sulmi.
View this post on Instagram





