Pas natës së tensionuar të së premtes, ku debati arriti kulmin dhe u kërcënua me largim,
Alba Pollozhani ka bërë një hap pas duke kërkuar ndjesë për sjelljen e saj.
Banorja u bë kryefjalë e mediave për shkak të përplasjes së ashpër me moderatorin Alaudin Hamiti dhe akuzave të forta ndaj produksionit,
duke pretenduar se klipi mbi bullizimin e Elijonës ishte montuar për t’i prishur imazhin.
Megjithatë, pas qetësimit të situatës dhe rikthimit në normalitet brenda shtëpisë, duket se Alba ka reflektuar.
Ajo ka zgjedhur t’i drejtohet moderatorit me një mesazh sqarues dhe paqësues, duke i kërkuar falje për tonet e larta.
“Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty,” u shpreh ajo, duke dashur të sqarojë se shpërthimi i saj emocional lidhej me situatën e krijuar nga klipi dhe jo drejtpërdrejt me moderatorin e spektaklit.





