Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ledion Liço zbulon detaje: “E gjithë finalja varet nga kushtet atmosferike…

    0
    By admin on April 16, 2025 TvShow

    Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

     

    Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive.

    Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

    “Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

    Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

    Njerëzit që duan ta shijojnë më nga afër programin, mund ta bëjnë pikërisht këtu, do të kthehet si një koncert i vërtetë që zgjat 6 orë, këtë vit kemi pasur edicion me shumë artistë, kanë prodhuar shumë muzikë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, hitet e këtij sezoni do të përcillen nga publiku që vjen nga gjithandej. Vendi mban, por biletat anë të reduktuara. Ato gjenden lehtësisht online, nëse doni t’i merrni fizikisht mund t’i merrni në Kashar dhe tek Arena Center. Bileta ka një çmim simbolik, me synimin për t’u mbledhur së bashku. Dua të them që tifozeria e këtij viti ka qenë më e mira e të gjitha edicioneve”, tha Ledion Liço.

    Previous ArticleGjesti u godit me shuplakë nga Jozi e më pas u martua me Eglin, Olsa Muhameti zgjedh të reagoje kështu…
    Next Article “Kanë humbur sensin njerëzor”/ Ish-banori i BBV 4 me akuza të rënda ndaj Rozanës dhe Laertit
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm në autostradë! Makina përplaset me trafikndarësen, ja cfare raportohet

    July 30, 2025

    Mos mendoni që reshjet e shiut mbaruan, ja cfarë pritet të ndodh pasdite!

    July 30, 2025

    Tërmeti i fuqishëm g*det këtë vend, evakuohen banorët!

    July 30, 2025
    Tv Show

    VIDEO/ Nisin valët e para të tsunamit pas tërmetit 8.7 ballë

    July 30, 2025

    Horoskopi ditor, 30 korrik, shenjat më me fat

    July 30, 2025

    Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë shkund tokën, alarm për cunami!

    July 30, 2025
    Horoskopi

    ‘Flisni hapur, njerëzit tuaj të besuar do ju tradhëtojnë…’ Një zhgënjim i madh do ju shka*tërroj gjithcka!

    July 30, 2025

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025

    ‘Do pendoheni, por do të jetë vonë…’ Paolo Fox ju pralajmëron për nesër ‘Tregoni kujdes me financat…’

    July 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.