Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Muaji më i shkurtër me dinamikat më të mëdha…’ Ja cfarë ka rezervuar muaji Shkurt për ju! Kini parasysh këto data sipas Meri Shehut

    0
    By admin on February 3, 2025 Të Fundit

    Si çdo fillimi muaji astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për 12-të shenjat e horoskopit, për muajin Shkurt.

     

    Edhe pse është muaji më i shkurtër i vitit sipas Meri Shehut do të jetë i mbushur plot me dinamika.

    Afërdita në shenjën e Dashit, Hëna e plotë në shenjën e Luanit dhe Hëna e re në shenjën e Peshqve

    nuk do të lënë të qeta shenjat këtë muaj.

    Shkurti është muaji i dashurisë dhe jo më kot nuk do të mungojnë flirtet, takimet romantike, madje sipas Meri Shehut, një pjesë e shenjave dashurinë e tyre do e kurorëzojnë me një fejesë ose një martesë.

    “Mesa duket pranvera këtë muaj vjen një muaj më shpejt, sepse Afërdita do të futet në shenjën e Dashit. Duke u futur Afërdita në shenjën e Dashit është njësoj sikur të vijë një pranverë shumë e papritur për ne dhe të na japë shumë kënaqësi dhe dashuria do të jetë ajo që do të ulet këmbëkryq më shpejt se sa vitet e tjera.

    Këtë Shkurt do të “gënjehemi” nga dashuria pak më shpejt. Është vërtet muaji më i shkurtër i vitit, por do të jetë me dinamika shumë të mëdha sepse siç e thashë në datën 4 futet Afërdita në shenjën e Dashit, në shenjën e fillimit të gjërave të reja dhe është shenja e flirtit.

    Kështu që në datën 4 ne do të fillojmë të flirtojmë pambarimisht dhe do të vazhdojmë të ndjejmë nevojën e një dashurie të madhe, spontane, të zgjasë sa të zgjasë. Si shenjë e zjarrit Dashi na jep vrull”.

    “Po ashtu në datën 4, Jupiterin kemi shumë muaj që e kemi parë në Binjak, por është i kundërt kështu që do të kthehet në rrugën e tij të drejtë. Kjo do të ndikojë tek të gjithë ne, të gjitha gjërat që ne na janë pezulluar, që na janë vonuar dhe çdo gjë që është bllokuar tashmë fillojnë dhe të çlirohen. “Formacioni” do të jetë i shpejtë, i hapur, nuk do të ketë më mbyllje ose fshehje, çdo gjë do të dalë në ditë.

    Kemi dhe Hënën e plotë në datën 12 në shenjën e Luanit që është një Hënë e plotë shumë e shndritshme në një shenjë dashurie, erotike dhe kjo, që do të kombinojë bukur me Afërditën në Dash dhe do u japë Luanëve, Ujorëve, Akrepëve dhe Demave guximin për të thënë ato gjëra që nuk kanë mundur të thonë deri tani. Deri tani nuk kanë dashur që të thonë fjalën e fundit, por tashmë pas datës 12 mund ta bëjnë pa frikë”.

    Në datën 14, Mërkuri futet në shenjën e Peshqve. Kjo do të thotë se do të fillojë arti, apo komunikimi elitar që ka të bëjë me të bukurën, artin dhe poezinë.

    Të gjitha këto do të fillojnë që të marrin një drejtim shumë pozitiv dhe meqë është muaj i shkurtër Shkurti e mbyllim në datën 28 me Hënën e re në shenjën

    e Peshqve që do të na lërë një shenjë të mirë, të këndshme sa i përket Peshqve, Shigjetarëve, Binjakëve dhe Virgjëreshave që do të fillojnë të ndjejnë vërtet një hapje të re në fund të muajit Shkurt”, tha astrologia./tvklan.al

    Horoskopi Meri shehu shenjat yjet
    Previous Article‘Të dal jashtë para se t’i zbulohet e vërteta që…’ Habisin banorët, bëjnë deklaratën e papritur për Rozana Radin! Ja cfarë fsihet
    Next Article Loredana e martuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana HABIT me deklaratën… NGA E MORI VESH ROZANA???
    Të Fundit

    ‘Kaos në jetën e tyre…’ Mërkuri në retrogratë TR0NDIT këto shenja, Meri Gjini paralajmëron FUQISHEM!

    July 19, 2025

    Tragjike! 32 vjecari bie nga skela ku po punonte, humb jetën në vend!

    July 19, 2025

    ‘Daskan do te thote…’ Kreshniku rrëfen kuptimin e veçantë të emrit të djalit!

    July 19, 2025
    Tv Show

    Prekëse! IshBanorja e Bbvip rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi…

    July 19, 2025

    Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku heq dorë nga vajzat e famshme, nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë!

    July 19, 2025

    Do të jeni me shumë fat dhe do të gjeni një person që do t’iu përshtatet në çdo pikë – Horoskopi, e Shtunë 19 Korrik 2025

    July 19, 2025
    Horoskopi

    ‘Kaos në jetën e tyre…’ Mërkuri në retrogratë TR0NDIT këto shenja, Meri Gjini paralajmëron FUQISHEM!

    July 19, 2025

    E Shtuna trondit këto shenja dhe gëzon disa të tjera! Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret

    July 19, 2025

    PERGADITUNI! Asgjë nuk do të shkojë sic duhet! Fundjava e ‘frikshme’, ja cfarë ju pret ditën e nesërme!

    July 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.