Hilsn

Bëri deklaratën e fortë për Ledion Licon, Xum Allushit menjëherë i ndodh e PAPRITURA!

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi i ktheu një përgjigje ironike moderatorit Ledion Liço, por menjëherë pas kësaj deklarate është sulmuar nga llogari false në rrjet.

Xum Allushi iu përgjigj ironisë së Ledion Liços, i cili gjatë spektaklit të “BBVA” e kishte përmendur si “ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë”.

Në videon e tij thumbuese, Xumi i referohet zërave për një krizë të mundshme mes Ledionit dhe Sara Hoxhës, duke thënë: “Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”

Ky rrëfim i vërtetë po trondit shqiptarët me zbulimin e tij të rrallë

Menjëherë pas kësaj deklarate, e cila vjen në një periudhë që qarkullojnë zëra të pakonfirmuar për jetën private të moderatorit, Xum Allushi ka bërë të ditur se është sulmuar nga llogari false.
Ai ka shpërndarë foto të profileve falco dhe komente negative, të cilat përmbajnë kritika dhe ofendime të ndryshme, përfshirë shprehje si “Je drogaxhi”.

Përballë këtij sulmi, Xum Allushi ka reaguar edhe me një video, ku iu drejtohet direkt personave që fshihen pas këtyre llogarive.

Ai u shpreh: “Epo të hapësh llogari [vetëm për të më ofenduar mua…]. Bëj diçka me jetën tënde. Do ndihesh më mirë.”

Kjo situatë tregon se deklarata e tij ka nxitur reagime të ashpra, duke bërë që ish-banori të përballet me kritika për shkak të komenteve mbi jetën private të Ledion Liços.

×