Një aksident i rëndë ka ndodhur pak kohë më parë në Volos të Greqisë, ku një çift i sapomartuar humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas nga një kamion.
Viktimat janë 31-vjeçari Kostas Papakonstantinou dhe bashkëshortja e tij, 32-vjeçarja Kerasia Alimantiri, vajza e një biznesmeni të njohur në qytet. Dyshja punonte në dyqane pjesësh këmbimi motorësh dhe ishin martuar shtatorin e kaluar.
Tragjedia u rëndua edhe më shumë kur babai i 31-vjeçarit, sapo mori lajmin për aksidentin, ndërroi jetë nga tronditja dhe dhimbja e madhe.
Sipas mediave greke, miq të ngushtë të çiftit, që udhëtonin me një makinë disa metra pas tyre, ishin dëshmitarë të momentit dramatik kur ata humbën jetën.