Hilsn

Ngjarje e pazakontë në vend! Çifti shtrohet në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja TRONDIT!

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Korçë, ku një çift i ri, sapo kishte filluar bashkëjetesën në një banesë me qera, është përballur me pasoja serioze pas një eksperience të rrezikshme me substanca narkotike.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” në Tv Klan, dy të rinjtë kishin vendosur të provonin hashash, por në një mënyrë jo të zakonshme – jo përmes pirjes me cigare, por duke e konsumuar me pikatore poshtë gjuhës, një metodë që rrit ndjeshëm përthithjen dhe efektin e substancës aktive (THC).

“Djali ka qenë i pari që ka propozuar këtë ‘eksperiment’. I ka dhënë të dashurës disa pika nën gjuhë dhe ajo ka filluar të reagojë menjëherë, duke u bërë shumë e fjalëshme, me sjellje të çuditshme. Më pas ka konsumuar edhe ai vetë. Nuk vonoi shumë dhe të dy kanë përfunduar në gjendje të rënduar, duke u dërguar urgjentisht në spital”, raportoi gazetarja.

Burime nga ambientet spitalore kanë bërë të ditur se të rinjtë janë paraqitur me simptoma të forta shqetësimi mendor, të përziera, palpitacione dhe konfuzion të thellë.

Ata janë trajtuar në kohë dhe ndodhen jashtë rrezíkut për jetën, por rasti ka alarmuar prindërit dhe komunitetin lokal për rrezikun që përfaqësojnë eksperimentet me substanca narkotike – sidomos kur përdoren pa informacion dhe në forma të papërshtatshme.

Autoritetet kanë nisur hetime për të kuptuar se ku është siguruar lënda narkotike dhe nëse ka të tjera raste të ngjashme në zonën e Korçës.

Për momentin, çifti ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por rasti mbetet një paralajmërim serioz për rrezikun e eksperimenteve të pamatura që mund të kthejnë fillimin e një bashkëjetese në një episod dramatik.

×