Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku një nga banoret ka përfunduar në urgjencë.
Bëhet fjalë për Alba Pollozhani, e cila është rrëzuar brenda shtëpisë dhe si pasojë është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e formatit në rrjetet sociale, ku konfirmohet se Alba është dërguar në urgjencën e Spitali Amerikan,
ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të plota mbi gjendjen e saj shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve të pësuara.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e tjerë, si edhe te publiku që ndjek nga afër zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në vazhdimësinë e Albës në lojë, apo nëse produksioni do të japë informacione shtesë në orët në vijim.
Publiku pret një përditësim zyrtar mbi gjendjen e saj dhe nëse ajo do të rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.





