Pas një periudhe ku në mediat rozë qarkulluan thashetheme të shumta për një krizë të mundshme apo ndarje mes çiftit të njohur, Klea Huta ka reaguar sot duke i shuar përfundimisht të gjitha dyshimet.
Me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj, kantautorit dhe producentit Elgit Doda, moderatorja ka zgjedhur të bëjë një urim publik mjaft të ndjerë.
Ajo ka postuar një foto të bukur familjare bardhë e zi, të shkrepur në Romë pranë shatërvanit “Trevi”, ku shfaqet e buzëqeshur në krah të Elgitit dhe djalit të tyre, Krid.
Klea e ka shoqëruar imazhin me dedikimin: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të duam shumë”, fjalë që konfirmojnë se marrëdhënia e tyre gëzon shëndet të plotë dhe se familja vazhdon të jetë e bashkuar dhe e lumtur.






