Hilsn

Tmerri me vite me radhë i 16-vjeçares! Njerku polic dhe kolegu i tij kanë ab*zuar me të, i dashuri i të miturës përpiqej të…

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e bërë publike këtë të enjte ku një e mitur, vetëm 16-vjeç, ka rënë pre e abuzimit.

Fillimisht rasti u denoncua për shantazh dhe shtrëngim për dhënie pasurie ndaj një efektivi të Policisë së Këlcyrës, ndërkohë që nga hetimet e zhvilluara grupi hetimor arriti që të zbardhë këtë ngjarje dhe të nxjerrë në dritë detaje tronditëse.

Përgjatë hetimeve doli në pah abuzimi seksual i të miturës ku janë të përfshirë dy efektivë policie, shtetasi P.B me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Artur Ago, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Nga burime policorë mësohet se e mitura prej vitesh është abuzuar nga efektivi P.B, i cili rezulton të jetë dhe njeriu i saj, si dhe nga polici Ago. Ky i fundit një ditë më parë ka kaluar kufirin duke u larguar drejt Greqisë dhe është shpallur në kërkim.

Përveç njerkut të 16-vjeçares në prangat e Policisë janë vënë gjithashtu edhe i dashuri i të miturës shtetasi K.P si dhe shoku i tij me ininciale I.P. Këta të dy mësohet se kanë shantazhuar efektivin Ago duke i kërkuar 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime, të cilën ja kishte dërguar të resë.

Më herët Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ekzekutoi urdhrat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).

Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur

Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.

“Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik. Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhej më tej në njoftim.

×