Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër rrjedhë pas shkëmbimit të fundit të banorëve mes shtëpisë dhe ambientit të izoluar, duke sjellë ngacmime të reja mes konkurrentëve.
Mbrëmjen e djeshme, lideri i shtëpisë, Kristi, shfrytëzoi avantazhin e dhënë nga Vëllai i Madh për të nxjerrë Gimbon nga “shpella” dhe për të dërguar atje Mirin, i cili i është bashkuar grupit të përbërë nga Mateo, Selin, Livia, Arditi dhe Shëndriti.
Sapo është rikthyer në shtëpi, Gimbo ka shkuar të bisedojë me Brikenën, e cila ka një afrimitet me Mateon.
Gjatë bisedës, Gimbo e ka ngacmuar duke i thënë se vajza e re e shtëpisë, Livia, po ia merr Mateon aty brenda, një deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Brikenës me fjalën: “Qyyyyshhh?”.
Pavarësisht këtij reagimi fillestar, banorja u përpoq të kalonte situatën pa i dhënë shumë rëndësi, duke theksuar se të dy janë “single” dhe të lirë të veprojnë si të duan.





