Hilsn

“Afrohu pak…”/ Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Selin në Dhomën e Rrëfimit? (Video)

Në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku shfaqen Miri dhe Selin së bashku.

Fillimisht Miri e pyet se kush është më i rrezikuari që të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, mes tij, Juxhinit dhe Selin, e banorja tha emrin e saj.

Më pas Miri i kërkon që të bëjnë një fotografi, ku nuk munguan batutat dhe të qeshurat mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Miri: Kush rrezikon më shumë nga ne të tre?

Selin: Unë

Miri: Bravo

Selin: Një foto të lutem Vëllai i Madh

Miri: Na bëj një foto

Selin: Story në Instagram, tagg Miri.

Teksa bëjnë një foto me syze, ata bisedojnë:

Selin: O Miri, kemi ardhur të sqarojmë produksionin

Miri: Po ata janë sqaruar, duhet të sqarohemi ne, e dinë shumë mirë na shohin gjithë kohës

Selin: Hajde bëjmë foton

Miri: Afrohu pak

Selin: Kaq pra kaq

Miri: Sa është distanca?

Selin: 4 gisht

Miri: Po mos i hap gishtat të paktën.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

×