Gushti 2025 sjell një nga ngjarjet më të ndjeshme astrologjike të vitit: Merkuri retrograd në shenjën e Luanit, që do të zgjasë nga data 5 gusht deri më 28 gusht. Kjo lëvizje e veçantë qiellore nuk ndikon vetëm tek komunikimi dhe mendimi, por ngacmon krenarinë, emocionalitetin dhe nevojën për të qenë në qendër të vëmendjes.
Çfarë është Mërkuri retrograd?
Në astrologji, Merkuri simbolizon komunikimin, logjikën, lëvizjen dhe teknologjinë. Kur ky planet duket sikur po kthehet pas në orbitën e tij (retrograd), shumë aspekte të përditshmërisë marrin një kthesë: mesazhet ngatërrohen, bisedat keqkuptohen, udhëtimet shtyhen dhe vendimet shpesh kërkojnë rishikim.
Pse është ndryshe kur ndodh në Luan?
Luani është shenjë zjarri, e lidhur me ego, krijimtari, vetëbesim dhe shfaqje emocionale. Kur Mërkuri lëviz prapa në këtë shenjë, njerëzit mund të ndihen më të ndjeshëm ndaj kritikës, më të prirur për dramë apo më të fiksuar pas mënyrës se si i shohin të tjerët.
Gjatë kësaj periudhe të Mërkurit retrograd në Luan, pritet që të rishfaqen persona nga e kaluara, përfshirë ish-partnerë apo miq të vjetër, duke sjellë emocione të përziera dhe situata të papritura. Komunikimi do të jetë i vështirë, me keqkuptime në biseda të rëndësishme dhe një ndikim të ndjeshëm në mënyrën se si prezantojmë veten. Do të ketë gjithashtu ndjeshmëri të shtuar ndaj refuzimit apo mungesës së vëmendjes, duke nxitur reagime emocionale më të theksuara se zakonisht.
Ky tranzit do të prekë më fort disa shenja të zodiakut:
Luani
Do përjetojë reflektim të thellë mbi identitetin dhe mënyrën e komunikimit. Kujdes me krenarinë dhe reagimet impulsive që mund të çojnë në konflikte të panevojshme.
Demi
Çështje të vjetra familjare mund të dalin në pah. Jepi vetes hapësirë për të falur dhe për të mbyllur kapakun e situatave të pazgjidhura.
Akrepi
Sfidë në lidhje me kontrollin dhe suksesin. Mund të ndiheni të pavlerësuar, por kjo është vetëm një iluzion i përkohshëm që kërkon reflektim dhe ripërtëritje.
Ujori
Me Mërkurin retrograd që prek shtëpinë tënde të shtatë të partneriteteve të besueshme, është koha të rishikosh mesazhet që po jep dhe mënyrën si përgjigjesh ndaj të tjerëve. Ti je krijuar për të ndërtuar marrëdhënie të barabarta dhe të sinqerta, ndaj riktheje balancën dhe mirëkuptimin në lidhjet më të rëndësishme.