Hilsn

Aksident i rëndë, humb jetën një këmbësor

Një aksident rrugor me një te vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tapizë–Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 18:45, një automjet që drejtohej nga Kleo Malja 19 vjeç, ka përplasur këmbësorin Nazif Zeneli rreth 62 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

×