Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Cfarë dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur në moshë të re (Foto+Emër)

    0
    By admin on March 26, 2025 Të Fundit

    Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi ku mjeku i njohur, ortopedi Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

     

    Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

    Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

    Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

     

    Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

    Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

    Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

    Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

    Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

    Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

    Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

    Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

    Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!

    Niko Durri te fundit vdekje
    Previous ArticleE pëson keq Ledion Liço, i ndodh e papritura pas spektaklit— shkak batuta ndaj Rizartës
    Next Article Ju erdhi dita dhe juve/ Këto 3 shenja në muajin e Prill do të PASUROHEN! Ja sa lekë do të…
    Të Fundit

    Nuk do e kuptoni se nga do ju vijnë lekët! Këto 3 shenja të horoskopit do arrijnë KULIMIN E PASURISE

    July 4, 2025

    O zot cfarë aksidenti! PërpIasen “kokë më kokë” dy autobusa në Greqi, 12 te m*tur…

    July 4, 2025

    Merrni masa! E shtuna pritet të jetë PERVELUESE! Lajda Porja paralajmëron për këto ditë Korriku

    July 4, 2025
    Tv Show

    I pa pjesën intime ish-banorit, Diana reagon pas momentit viral — ja ç’thotë ajo sot

    July 4, 2025

    Aksident i rëndë, automjeti përplas këmbësorin në vijat e bardha…

    July 4, 2025

    Ana e shëmtuar e mikpritjes shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: Më tronditi, s’më kishte ndodhur kurrë…

    July 4, 2025
    Horoskopi

    Nuk do e kuptoni se nga do ju vijnë lekët! Këto 3 shenja të horoskopit do arrijnë KULIMIN E PASURISE

    July 4, 2025

    ‘Do jeni në qendër të vëmendjes sot, shfrytëzojeni!’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret

    July 4, 2025

    ‘Një dy ditësh që sjell të papritura…’ Meri Gjini jep LAJMIN E MADH për muajin Korrik! Ja cfarë i pret këto shenjat

    July 3, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.