Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter
goditi sot në mesditë Greqinë jugore
. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.
Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve, shkruan A2 CNN.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit. (A2 Televizion)