Hilsn

Gjesti: “Ky është vëllai im, Eldioni. Shyqyr që e kam mirë”

Pas tragjedisë së djeshme, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, një moment i vjetër dhe tepër prekës i tyre është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për momentin kur Eldioni, bashkë me motrën Blerina, e surprizuan Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” disa muaj më parë.

Ky ishte momenti kur Eldioni u prezantua për herë të parë me publikun shqiptar.

I emocionuar dhe i lumtur nga takimi me familjen, Gjesti shprehej me krenari: “Ky është vëllai, Eldioni. Kjo është motra, Blerina. Shyqyr që i kam mirë edhe kam për të bërë për ta deri sa të futem nën dhe.”

Ky kujtim i hidhur i kontrastit mes atij momenti gëzimi dhe tragjedisë së djeshme ka prekur thellë ndjekësit, duke treguar se si jeta e një familje mund të ndryshojë brenda pak muajsh.

×