Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”.
Sipas burimeve të newsbomb, një autobus i linjës Fier–Vlorë që
transportonte studentë është përplasur me një automjet tip “Audi”, duke e hedhur atë në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor,
të cilët po punojnë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.





