Hilsn

Momenti emocionues: Brikena i thotë “PO” Mateos pas gjestit romantik

Një moment romantik dhe i mbushur me emocione, u shënua mbrëmjen e sotme mes Mateos dhe Brikenës.

Banori kishte përgatitur një surprizë të veçantë që mori vëmendjen e të gjithëve, teksa në qiell, përmes një droni, u shfaq pyetja: “Më jep një mundësi.”

E surprizuar dhe dukshëm e emocionuar, Brikena reagoi me maturi, por edhe sinqeritet.

Ajo pranoi t’i japë Mateos një shans për t’u njohur më shumë, duke theksuar se për momentin bëhet fjalë vetëm për një mundësi dhe asgjë më tepër.

“Pranoj të jap një mundësi për t’u njohur,” u shpreh ajo, duke vendosur kufijtë e saj qartë.

Megjithatë, Brikena nuk pranoi përqafimin, duke thënë se do ta bëjë vetëm kur ta ndjejë vërtet. Për këtë moment, ajo u mjaftua me një shtrëngim dore një gjest i vogël, por me shumë domethënie.

Mateo i dhuroi asaj edhe një arush pelushi, të cilin Brikena e pagëzoi menjëherë me emrin “Boli”, duke sjellë një buzëqeshje dhe duke zbutur edhe më shumë atmosferën.

Një fillim i ngadaltë, por i ndjerë, që tregon se mes tyre mund të lindë diçka e bukur me hapa të vegjël, por të sinqertë. Publiku tashmë po pret të shohë nëse kjo “mundësi” do të shndërrohet në diçka më shumë.

×