Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”, ku 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur disa persona, ndërsa deri më tani bëhet me dije se 2 te dëmtuar kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Behet me dije se dyshohet shkak i aksidentit është lagështira në rrugë, ndërsa ende nuk dihet se sa mjete janë përfshirë në aksident.
Ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.





