Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Zyrih të Zvicrës
ku një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesë.
Mediat zviceriane raportojnë se e moshurara është gjetur pas mesnate në banesë e pajetë e masakruar ndërsa
deri më tani 3 personat që janë gjetur brenda në shtëpi janë arrestuar.
Bëhet fjalë për një grua nga Zvicra 48 vjeçe dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.
Rrethanat e krimit vijojnë të mbeten një mister ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.





