Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    MEDIA NE Zl! Dhimbje dhe humbje e madhe, ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar

    0
    By admin on January 3, 2025 Të Fundit

    Një lajm i trishtë sot për median shqiptare, gazetari i njohur durrsak,

     

    Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

    Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe.

    Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

    Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

    Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit.

    Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptare:

    Ndahet nga jeta gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi

    Tiranë më 3 Janar 2025

     

    Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 74 vjeçare, gazetari nga Durresi, Thanas Mustaqi. Karriera e tij e gjatë në shtypin e shkruar shqiptar,

    kryesisht atë vendor dhe më pas në spektrin e të përditshmeve kombëtare të Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen për këmbënguljen dhe raportimin me sens kritik për çështjet sociale dhe ndjeshmëritë komunitare e njerëzore.

    Në më shumë se pesë dekada, Thanas Mustaqi la një arkivë të bollshme titujsh në zhanre të ndryshme, në të përditshmet e gjashtë dekadave të fundit.

    Pas viteve ’90-të, ai mbeti aktiv në shtypin e shkruar dhe më pas mediat online, duke kontribuar për reportazhe dhe disa shkrime investigative.

    Gazetari Thanas Mustaqi mori pjesë në aktivizime të komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë, duke qenë para viteve ’90-të, anëtar i organizatës së vetme të gazetarëve të atëkohshme dhe me vonë, u aktivizua në degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku i Durrësit.

    Ai u karakterizua nga një ndërgjegje e pastër qytetare dhe jetoi si një pasionant i përhershëm duke lënë si trashëgimi një volum të madh pune raportuese, refleksionuese dhe shkrimore në përgjithësi. Në fusha të ndryshme, si atë të trashëgimisë, arkeologjisë, kulturës, peshkimit, marinës dhe lëmive të jetës socio-ekonomike të qytetit të vet, ai u bë zëri kritik dhe raportues duke shkaktuar reagime dhe duke marrë herë pas here edhe ballafaqime me grupe interesi dhe qytetarë të ndryshëm, të cilëve u janë prekur interesa informale.

    Gazetari i njohur Thanas Mustaqi la shumë shkrime dhe reportazhe, të cilat kanë vlerën e dokumentave publicistike dhe arkivore për memorialistikën e qytetit.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e thellë për largimin nga jeta, të kolegut, si dhe u përcjell familjarëve ngushëllimet për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Zyra Informuese

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    gazetari te fundit Thanas Mustaqi vdekje
    Previous Article‘Zoti të bekoftë…’ Nuk mbahen lotët, Parashqevia takon të birin! Me duart shtrënguar me njëri-tjetrin, del VIDEOJA EMOCIONUESE
    Next Article Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj…DALIN PAMJET!
    Të Fundit

    ‘K*rvë të lutem…’ Vserlo shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos!

    June 4, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend! 65-vjeçari g*ditet për vd*kje nga rrufeja

    June 4, 2025

    Aksident i rëndë në vend, makina kthehet përmbys në mes të rrugës!

    June 4, 2025
    Tv Show

    Vetë*ritet një punonjës i gardës së Republikës, gjendet pa jetë brenda makinës…

    June 5, 2025

    Shpërthen Vserlo, ngre akuza të forta ndaj Gjestit dhe Eglit: “K*rvë, të lutem” (Foto)

    June 4, 2025

    Mes Jozit, Gjestit dhe Eglit – ja kush kryeson me më shumë shikime në YouTube

    June 4, 2025
    Horoskopi

    Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

    June 4, 2025

    E dinit këtë? Këto shenja të zodiakut parashikojnë se cfarë ju pret, jeni të BEKUAR nëse i keni pjesë të jetës!

    June 4, 2025

    ‘Veproni me takt, jeta do ju përplas me të paprituren!’ Horoskopi për sot, konfliktet do i keni nga të katërta anët!

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.