Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.
55-vjeçari me profesion mësues anglishteje, ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Bëhet me dije ne dije se Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur për disa minuta.
Mësohet se ishin forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e 55-vjeçarit.
Mësuesi është dërguar me urgjencë drejt Urgjencës Kirurgjikale të Spitalit të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ndërsa raportohet se 55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa forcat e policisë janë paraqitur edhe në ambientet e spitalit për të vijuar veprimet hetimore.





