Hilsn

Përmbysen planet, yjet e Meri Shehut “nuk u buzëqeshin” shenjave

Datat 9-10 dhjetor do të trondisin paksa shenjat e zodiakut pasi gjërat nuk do të shkojnë sipas planit duke përmbysur gjithçka.
Energjia është e paparashikueshme dhe sipas parashikimit të Meri Shehut, të papriturat nuk do të mungojnë. Është një periudhë që duhet të tregojmë kujdes të shtuar, edhe pse ndoshta sezoni festiv na bën të jemi pak më të çlirët duke e humbur kontrollin.

Vlerësimi me yje i shenjave që astrologia realizon për programin “Rudina” në Tv Klan nuk është shumë pozitv. Asnjëra nuk merr 5 yje duke treguar se planetët na kërkojnë të jemi vigjilentë. më të ndikuarit do të jenë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës përkatëse.

Meri Shehu: Kjo javë fillon mirë, të paktën sot sepse Mërkuri në Akrep bën një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshk dhe shenjat e ujit Peshqit, Akrepi dhe Gaforrja do të ecin shumë mirë dhe marrin hov. Prishet në datën 9 me Marsin në Shigjetar që bën një katërkëndësh me Saturnin në Peshk dhe fillon rrëmuja, pasiguria, debatet, shtrëngohen gjërat, njerëzit duan të dinë që t’i kenë gjërat sa më të sigurta ekonomikisht, por ngushtohen Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit që do ta ndiejnë përballjen. Më datë 10 është kundërshtimi i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem.

Dashi – 2 yje

Sot është një ditë pozitive për çështjet ekonomike, marrin reputacion, besim, angazhim për një punë, por në datën 10 duhet të kenë kujdes sepse u pritet hovi. Çështjet ekonomike vihen në diskutim sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Kini kujdes, mos rrezikoni shumë në jetën ekonomike e personale. Ka debate rreth datës 9.

Demi – 1 yll

Në datën 10, Mërkuri është përballë shenjës së tyre, bën lidhjen e vështirë me Uranin në Dem dhe i lodh. Do të ndodhin ngjarje, lajme e situata të papritura, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë që do t’i trazojnë urat në marrëdhëniet në çift, në bashkëpunime dhe situata që nuk po i kontrollojnë dot, sidomos me punën e shëndetit.

Binjakët – 3 yje

Pavarësisht se data 9 i bën të ndiejnë një prekje, ajo thjesht i zgjon sepse u tregon që kanë kundërshtim me Marsin në Shigjetar përballë shenjës së tyre me Saturnin në Peshk që lidhet me karrierën, eprorët e njerëz të rëndësishëm. Sot kanë një ditë shumë të mirë dhe një çështje pune e rëndësishme menaxhohet mirë dhe merr drejtim pozitiv.

Gaforrja – 3 yje

E fillojnë mirë, bëhet një lidhje shumë e bukur me Mërkurin në Akrep dhe përfitojnë erotikisht, ekonomikisht dhe në komunikimet me jashtë. Në datën 10 ndahen gjërat e mira nga ato që s’bëhen dot dhe disa fiksime që nuk duhet t’u shkojnë pas. Në datën 9 të kenë kujdes në lidhje me punën, eprorët dhe çështjet ligjore. Për Gaforret që kanë problematika, ky vit u jep një lloj ashpërsie.

Luani – 2 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e tretë përballen me çështje familjare e karriere për shkak të Mërkurit në Akrep, sjell debate, dyshime për njerëzit e afërt që nuk i lë të stabilizojnë një punë, projekt ose një çështje të rëndësishme.

Virgjëresha – 1 yll

Në datën 9 kanë vështirësi sepse Marsi në Shigjetar kundërshton Saturnin në Peshk që ka dalë përballë Virgjëreshës, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë debate e situata të vështira në çift, bashkëpunime ose mund të mos ndihen mirë psikologjikisht. Kjo ditë mund t’i bëjë që mos t’i analizojnë mirë situatat.

Peshorja – 2 yje

Ka një problem me çështjet ekonomike në datën 10 dhe duhet ta marrin mirë parasysh. Sado që i kanë analizuar dhe i kanë bërë diplomatike gjërat, nuk u sjell çfarë kërkonin e meritonin në çështjet ekonomike ose në sqarimet e marrëdhënieve të vështira në çift.

Akrepi – 3 yje

Kjo është ditë e mirë sepse kanë Mërkurin në shenjën e tyre. Në datën 11 ikën në Shigjetar dhe do të merren shumë me çështjet ekonomike. Kanë një pengesë të fuqishme në datën 10 sepse Mërkuri kundërshtohet me Uranin në Dem dhe sjell lajme e përmbysje që nuk i parashikojnë.

Shigjetari – 3 yje

Do të mirëpresin Mërkurin në shenjën e tyre në datën 11 që do t’i bëjë të udhëtojnë, kontaktojnë, bisedojnë, do të jenë në qendër të vëmendjes. Në datën 9 Marsi në shenjën e tyre kundërshtohet me Saturnin në Peshk dhe të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të kenë problematika, pasiguri, përballje, sherre, debate e situata të pasigurta.

Bricjapi – 2 yje

Çështjet ekonomike dhe prapaskenat do të jenë shumë keq në datën 9. Sot kanë marrëveshje, aleancë, bashkëpunim me dikë që do t’u sjellë shumë fat. Data 10 nuk është shumë pozitive dhe kanë humbje në çështje ekonomike e personale.

Ujori – 2 yje

Do të merren shumë me familjen, sidomos tani para festave që kthehet në një fenomen të fuqishëm për ta. Kujdes të lindurit në 10-ditëshin e tretë sepse disa gjëra i kanë humbur dhe nuk i rifitojnë dot me kohën.

Peshqit – 1 yll

Në datën 9 kundërshtohet Marsi në Shigjetar me Saturnin në Peshk dhe një çështje shumë e preferuar që lidhet me karrierën, një takim me dikë të fuqishëm ose një sqarim, nuk shkon siç duhet. Dita e sotme është shumë e mirë, mund të kenë marrë energji pozitive që mund ta shfrytëzojnë. Data 9 duhet parë me kujdes, sidomos nga të lindurit në 10-ditëshin e tretë.

×