Hilsn

“U dëgjuan ulërima…”/ Situata del jashtë kontrollit në dhomën e rrëfimit, banorët: Psikologu ka nevojë për…

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” nuk ka gjetur qetësi as pas përfundimit të spektaklit “Prime”, me protagonisten kryesore Alba Pollozhanin që ka përshkallëzuar situatën në orët e vona.

Banorja ishte tejet e acaruar pas transmetimit të klipit ku ajo dhe Benita u shfaqën duke bullizuar 18-vjeçaren Elijona. Alba refuzoi kategorikisht ta pranonte këtë etiketim, duke kërcënuar sërish me largim nga shtëpia nëse nuk publikoheshin videot e plota të ngjarjes.

Për të qetësuar situatën, ajo u mbyll në dhomën e rrëfimit ku ishte e pranishme edhe një psikologe. Mirëpo, duket se biseda nuk ka qenë e qetë, pasi banorët që ndodheshin jashtë janë alarmuar kur kanë dëgjuar Alba-n duke bërtitur me të madhe nga brenda dhomës.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime epike dhe ironike nga banorët e tjerë që po dëgjonin zhurmën.

Klodiani komentoi: “E ka ba psikologen për me u pendu që ka zgjedh ketë punë,” ndërsa Bia Khalifa e mbylli diskutimin me batutën: “Psikologu ka nevojë për psikolog.”

×