Hilsn

Egli Tako së shpejti si moderatore? Merr në dorë këtë emision në Top Channel

Egli Tako do të debutojë këtë sezon si moderatore në Top Channel.

Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se ajo do të jetë pjesë e emisionit “E Diell”, i cili transmetohet çdo të dielë.

Ky është angazhimi i parë i saj si moderatore në ekran, pas disa projekteve muzikore dhe eksperiencës në “Big Brother Vip”.

Egli është komentuar shpesh në media edhe për marrëdhënien e saj me reperin Gjesti, me të cilin u lidh gjatë spektaklit.

Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet duke u përgatitur për nisjen e këtij projekti televiziv.

 

×