Hilsn

LAJM I FUNDIT/ Kërcet thika në vend, raportohet për v*ktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Ngjarja është zbuluar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia e Durrësit vijon punën në terren.

×