Hilsn

Pas heqjes së tendave, Rama paralajmëron një tjetër aksion: Tani rradhën e kanë…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një masë të re për bizneset pas aksionit për heqjen e tendave të lokaleve nga hapësirat publike.

Ai njoftoi se së shpejti do të vendosen rregulla të reja edhe për karriget jashtë ambienteve të shërbimit.

Në një reagim në Facebook, Rama shkroi se për çdo karrige të vendosur në hapësirën publike të kufizuar, bizneset do të duhet të kontribuojnë me një pemë në Fondin e Gjelbërt, i cili do të krijohet nga qeveria.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas tij, ky hap është pjesë e rregullimit të hapësirave publike dhe nxitjes së gjelbërimit urban

×