Hilsn

Kejsi PLAS B0MBEN, tregon të vërteten e Mirit ‘Ai i conte lule fshehtas…njihen mirë me Stelinën…’

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, ku ka reaguar për herë të parë për largimin me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Keijsi ka komentuar raportin e Mirit dhe Stelinës jashtë shtëpisë së BBV, duke thënë se kanë një shoqëri të fortë. Sipas tij, ata nuk e thanë direkt në shtëpi se njihen për shkak se donin të bënin lojë.

Gjithashtu Keijsi komentoi edhe deklaratën e tij që ka bërë bujë për Mirin, për të cilin ka thënë se ‘ka blerë lule për dashnoret’, duke u shprehur se ka thënë të vërtetën.

Pjesë nga intervista:

Një nga deklaratat e tua më të komentuara brenda “Big Brother” ka pasur të bëjë me njohjen e mëhershme të Miri dhe Stelinës. Në dijeninë tënde sa njohje kanë të dy? Sa e njeh Miri motrën e Stelinës dhe Stelinën? Po Stelinën në këtë rast se ajo është lojtare

Kanë një shoqëri të fortë prej kohësh, deri në këtë pikë janë. Më shumë, absolutisht nuk di asgjë tjetër përtej shoqërisë që mund të kenë mes njëri-tjetrit.

Po ti dije që ky kishte dërguar lule për…

Ajo është tjetër pjesë

Ajo është lojë?

Jo, është çfarë unë kam dëgjuar me veshët e mi, por që ata kanë shoqëri patjetër, e kanë vërtetuar edhe kur Miri takoi Stelinën dhe të motrën. Nga mënyra se si rrinin dallohej pastër se ishte shoqëri.

Pse mendon se nuk donte t’a thoshte në fillim Stelina?

Në fund të fundit ajo është një lojë. Kur ti nuk zgjedh të shprehësh me personin që supozohet që ke ndjenja, pra më deshte aq shumë dhe vë barriera, pengesa hap pas hapi dhe kur unë të afrohem për të folur, tregon që është një lojë.

Stelina dhe Ina mund të bëjnë aleancë në BBVip 5? Konkurrentja e “Për’puthen”: E humbi pak me Keijsin…
A dha Miri ndjesinë që e njihte Stelinën më përpara?

Jo, po unë e dija atë pjesë

Donte t’a tregonte Miri?

Asnjëri nga ata të dy, deri në momentin që unë provokova situatën, aty e nxorën të dy kokën dhe më treguan se ishin miq nga jashtë

Çfarë ke dëgjuar me veshët e tu?

Atë që kam thënë në “Big Brother”, natën e Prime

Ti ke qenë te dyqani i luleve?

Po. Kemi diskutuar për atë person

Me Stelinën?

Me kë tjetër mund të diskutoja

Pse pati atë reagim aty brenda?

Se nuk e priste të thoja atë lloj gjëje

Pse nuk donin të tregonin miqësinë e tyre?

Është një lojë dhe donin të bënin aleancën e tyre të fshehtë

E njihje vetë Mirin përpara?

Jo.

×