Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në një përrua.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Dhivër, ku në një përrua është konstatuar pa shenja jete shtetasi S. G., 91 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht dhe ka përfunduar në përrua, ku si pasojë ka humbur jetën.
“Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”, bëri me dije policia.





