Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Dy ministra humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit ushtarak, pezullohen aktivitetet shtetërore

    0
    By admin on August 7, 2025 TvShow

    Dy ministra të qeverisë së Ganë, Afrikë, ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë Ibrahim Murtala Muhammed humbën jetën në një aksident ajror ushtarak të ndodhur në rajonin qendror të Ashanti-t. Lajmi u konfirmua nga zëdhënës i qeverisë, i cili tha se në përplasjen fatale të helikopterit u vranë gjithsej tetë persona.

    Shefi i kabinetit të presidencës, Julius Debrah, e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi kombëtare”.

    Sipas Forcave të Armatosura të Ganës, helikopteri ushtarak i tipit Z9, që transportonte tre anëtarë ekuipazhi dhe pesë pasagjerë, ishte zhdukur nga radarët pasi ishte nisur nga kryeqyteti Akra në orën 09:12 me orën lokale, me destinacion qytetin Obuasi. Delegacioni po udhëtonte për të marrë pjesë në një aktivitet kundër minierave të paligjshme, një problem madhor mjedisor në vend.

    Trupat e viktimave u gjetën në vendin e ngjarjes dhe janë transferuar drejt Akras me avion ushtarak, sipas njoftimit të ushtrisë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje që pretendohet të tregojnë mbetjet e djegura të helikopterit.

    Presidenti John Dramani Mahama ka pezulluar të gjitha aktivitetet publike të planifikuara për pjesën e mbetur të javës dhe ka shpallur tre ditë zie kombëtare duke nisur nga dita e enjte. Me urdhër të shefit të kabinetit, flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmështizë në të gjithë vendin.

    Në emër të presidentit Mahama dhe qeverisë, Debrah shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke përfshirë edhe “anëtarët e shërbimit që dhanë jetën në shërbim të atdheut”.

    Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet ushtarake kanë nisur një hetim zyrtar.

    Previous ArticleE rëndë/ Dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një 15-vjeçare, arrestohen 4 të rinj, një tjetër shpallet në kërkim
    Next Article ‘Mos ma vr*t mamin!’, 62-vjeçari tenton të mbytë nusen pas sherrit me nipërit
    Të Fundit

    Trishtim! Prej pesë dekadash u shërbeu me ndershmëri pacientëve, ndahet nga jeta farmacisti i njohur!

    August 7, 2025

    E rëndë! Minatori humbi jetën, zbardhen detajet tronditese

    August 7, 2025

    Ngjarje tragjike: Gruaja bie nga dritarja e tualetit, humb jetën në vend

    August 7, 2025
    Tv Show

    U ofronte punë të pastrehëve, më pas i vr*ste në shtëpinë e tij dhe i digjte, arrestohet 37-vjeçari…

    August 7, 2025

    ‘Mos ma vr*t mamin!’, 62-vjeçari tenton të mbytë nusen pas sherrit me nipërit

    August 7, 2025

    Dy ministra humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit ushtarak, pezullohen aktivitetet shtetërore

    August 7, 2025
    Horoskopi

    ‘Paqendrueshmëri dhe të papritura…’ Një ditë me tensione dhe sfida do ju mbërthejë!

    August 7, 2025

    ‘Të mërkurën dhe të Enjten…’ Yjet sjellin sfida për këto 3 shenja, ndërsa të tjerat do gëzojnë!

    August 6, 2025

    Sfida, të papritura dhe tronditje! Mërkuri në retrograd, këto 4 shenja do të…

    August 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.