Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Divjakë, teksa ishte duke punuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e Sopës, ku 68-vjeçari ishte duke punuar për saldimin e portës në pronësi të një tjetër personi.
Por aksidentalisht, ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.