Hilsn

Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën

Pas refuzimit kategorik të Malit për të takuar të atin në “Big Brother VIP Albania”, ky i fundit ka folur për “Fan Club”, duke drejtuar gishtin e fajit nga ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Violetë Kukaj.

Ai pretendon se distanca me fëmijët është rezultat i “edukimit” që ata kanë marrë nga e ëma.

“Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se Mali mbetet një djalë i talentuar që “i ka ngjarë babës”.

Deklarata më e ashpër lidhej me pretendimin se ai është arkitekti i karrierës së saj.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë… e bëra mbretëreshë,” deklaroi ai, duke theksuar kontrastin me familjen e thjeshtë nga vinte ajo.

Për herë të parë, ai zbuloi se ka tentuar të rregullojë raportet duke futur ndërmjetësues VIP:

“Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova,” por pa sukses.

×