Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”! Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën… (Detaje)

    0
    By admin on July 27, 2025 Të Fundit

    “Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

    Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Raportohet se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një page në momentin kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim

    Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5-vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

    Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

    Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

    Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

    ceku per bebe edi rama lindje qeveria
    Previous ArticleEfektivi i policisë dh*noi kamarierin, reagon kryeministri Edi Rama ‘Sa të dalë nga spitali…’
    Next Article ‘Punon për shpenzimet e shkollës, është me 10…’ reagon mësuesja e kamarierit 18 vjecar që u dh*nua nga shefi i Policisë!
    Të Fundit

    Loredana plas të vërtetën për Jozin ‘Mes nesh nuk kishte dashuri, ishte vec cështje shikueshmërie…’

    July 27, 2025

    ‘Punon për shpenzimet e shkollës, është me 10…’ reagon mësuesja e kamarierit 18 vjecar që u dh*nua nga shefi i Policisë!

    July 27, 2025

    Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”! Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën… (Detaje)

    July 27, 2025
    Tv Show

    2 shenjat e horoskopit që i vënë flakën gjithçkaje nëse gjërat nuk u shkojnë siç duhet

    July 27, 2025

    “Punon për shpenzimet e maturës, në shkollë është me 10-ta”- reagon mësuesja e kamerierit që u dh*nua nga Shefi i Policisë

    July 27, 2025

    U fut për t’u larë, nuk doli më, humb jetën në det gruaja në Kavajë

    July 27, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…

    July 27, 2025

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025

    Periudhë pozitive pëër këto 5 shenja, ‘TMERR’ për të tjerat! Ja cfarë ju pret deri me 3 Gusht

    July 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.