Anulohet televotimi për 10 banorët në nominim.
Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend.
Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm. Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj.
Banorët në televotim janë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo./topchannel.tv





