Hilsn

“Shkeli fjalën e dhënë”/ Familjarët e Brikenës ‘gozhdojnë’ Mateon, ky është reagimi i plotë i tyre

Tensioni mes Mateos dhe Brikenës ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke përfshirë tashmë edhe familjarët e kësaj të fundit.

Pas deklaratave të Mateos, i cili pretendoi se mes tyre kishte pasur një romancë të ndërprerë nga familja e saj (madje duke përmendur edhe një puthje), familja e Brikenës ka reaguar publikisht me një deklaratë të fortë.

Përmes një postimi në Instagram, ata kanë zbuluar se mes dy banorëve ka ekzistuar një marrëveshje paraprake për të mos folur, e cila sipas tyre është shkelur nga Mateo për përfitime në lojë.

“Ndiejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje… Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet,” shkruhet në reagim, duke akuzuar Mateon për mungesë burrërie dhe strategji të ulët.

Familjarët theksuan se fama e Brikenës nuk i jep askujt të drejtën të cënojë privatësinë e saj për vëmendje.

“E kaluara private nuk është material loje… Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk tejkalohen për strategji apo vëmendje,” përfundon deklarata e tyre, duke kërkuar respektimin e dinjitetit të vajzës së tyre.

×