Hilsn

Opinionisti i njohur ironizon “divorcin” e Neda Ballukut: “Guxim katunari…” (Video)

Çifti Neda dhe Ogren Balluku, të cilët gëzonin një martesë 10 vjeçare, janë drejt divorcit.

Lajmi qarkulloi dy ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Goca & Gra”, Neda konfirmoi me lot në sy se është drejt ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Mirëpo kjo dalje publike në ekran, vetëm disa orë pasi ajo paraqiti divorcin, ka nxitur kritika dhe aludime të ndryshme në rrjet.

Më i përfoluri është komenti i gazetarit Olti Curri, i cili ironizon Nedën përmes një videoje në Instagram, e cila pati edhe një përplasje me Rozana Radin.

“Epo kjo punë kështu. Të shkosh të hapësh zorrët e barkut për divorcin në një emision të quajtur “Goca & Gra” dhe t’i thuash njërës nga moderatoreve “mos u merr me llafe” do guxim katunari”, shprehet ai mes të tjerash.

×