Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Sa më ka marrë malli o Gert! Ti na le dashuri sa për 3 jetë…’ 8 muaj nga ikja e Gertit, flet e përlotur Edlira Cepani!

    0
    By admin on May 19, 2025 Të Fundit

    Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij, në zemrën e Edlirës e të fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

    Por, edhe pse me shpirtin e bërë “copë e çikë” ata po vazhdojnë të jetojnë me dashurinë e madhe që Gerti u la pas, ashtu si dhe vetë bashkëshortja e tij Edlira e thotë.

    E ftuar së fundmi në Euronews Albania, ajo ka treguar mes lotëve se sa shumë i mungon shoku i saj i jetës, gjysma e saj më e mirë. Për Edlirën dhe fëmijët dashuria e tij është akoma aty, por këshillat e tij, jo.

    “Mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë. Por, ai ka lënë aq shumë dashuri pas për mua dhe fëmijët sa ne na duket sikur është aty. Pra, na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i shkurtër apo i gjatë të jetë ky rrugëtimi pa Gertin, nuk do të jetë asnjëherë pa Gertin.

    Ne do ta kemi aty dhe e vetmja gjë që na mungon është kjo pjesa, na mungojnë këshillat që i kishte gjithmonë të sakta, këto parashikimet politike që i kishte gjithmonë të sakta. Dhe më mungon kjo pjesa e kësaj dëshirës, kënaqësisë që dhe ti kur arrin gjëra të vogla, i ndanim gjithmonë bashkë dhe mua më mungon kjo pjesa që nuk i ndaj me të njësoj si më përpara. Ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë”, ka thënë Edlira mes lotëve.

    Gerti Bogdani, politikan i njohur demokrat, u nda nga jeta papritur më 18 Shtator në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim. Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.

    Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin. Ai mbetet një figurë e respektuar, një baba dhe bashkëshort i dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje dhe dashuri nga të gjithë ata që e njohën.

    edlira cepani gert bogdani
    Previous ArticleTrishtim dhe dhimbje! Ndahet nga jeta akademikja e njohur në moshë goxha të re
    Next Article Egla Ceno nuk ja përton Jozit, me këtë përgjigje e bëri këngëtarin të flas me vete!
    Të Fundit

    Cfarë po ndodh kështu? Tjetër aksident i rëndë në vend, përfshihen 3 automjete. Raportohet për…

    August 18, 2025

    Ngjarje fatale ne vend! Shkoi për të mbushur dhëmbin, 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika

    August 18, 2025

    ‘Bërtisnin ndihmë, ndihmë…’ detaje tr*nditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë ‘Po ktheheshin nga dasma…’

    August 18, 2025
    Tv Show

    Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, arrestohet dentisti 36-vjeçar! Zbardhen detaje

    August 18, 2025

    E rëndë/ Shkoi për të mbushur dhëmbin, 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika

    August 18, 2025

    P*nik për shoferët në Siçili, ura fillon të shembet teksa automjetet kalonin mbi të (Video)

    August 18, 2025
    Horoskopi

    Trazira në jetën personale, por të mira në jetën financiare! Horoskopi i të Martës, ja cfarë i pret këto shenja

    August 18, 2025

    ‘Energjia qiellore arrin kulmin…’ Këto 3 shenja do shkëlqejnë këtë javë! Ja cfarë ju pret

    August 18, 2025

    Gati për ta shijuar! Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të jetojnë si mbretër deri ne Dhjetor!

    August 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.