Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Për t’u duartrokitur! Shkodrani hero në Londër, shpëton vajzën 7 vjeçare nga mb*tja!

    0
    By admin on May 23, 2025 Të Fundit

    Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është hedhur në një pjesë të rrezikshme të lumit Tamiz në Londrën Lindore, kur ka parë se një vajzë 7 vjeçare po mbytej.

    Shkodrani dhe gruaja e tij kishin qenë duke ecur në Parkun “Thames Barrier” pas një vizite për pazar pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën të ulur në një nga kangjellat metalike pranë lumit.

    Teksa i kalonin pranë, ajo u hodh në ujë disa metra më tej dhe Hismeti menjëherë është zhveshur dhe është hedhur në lumë, duke e ndjekur pas.

    “Kur po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzë të vogël duke u ngjitur në gardh përpara se të ulej mbi të dhe të shikonte lumin. Ai u ndal dhe pa vajzën për t’u siguruar që ishte mirë. Kur ai bëri rreth tre ose katër hapa, ajo u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi, hoqi tutat sportive dhe u fut në ujë”, ka treguar djali i tij, Euklid Smakaj për mediat britanike.

    Hismeti ka notuar për rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, niveli i ujit ishte shumë i lartë por ai arriti ta kapte 7 vjeçaren. Ai e çoi vajzën te kollona e bregut të lumit, kapi një copë metali që varej nga muri dhe qëndroi pa saj.

    Një turmë e madhe u mblodh pranë lumit ndërsa drama zhvillohej rreth orës 5:30 të pasdites së të shtunës, më 17 maj.

    Ajo i thoshte “më lër të shkoj” dhe bërtiste, ka treguar djali i 65 vjeçarit nga Shkodra, ndërsa bashkëshortja bërtiste “ndihmë, ndihmë” sepse nuk mund ta shihte se ku ndodhej Hismeti. Ai mbeti i bllokuar me vajzën për disa minuta dhe turma i hodhi një komerdare shpëtimi, por litari u këput.

    “Ishin mbledhur rreth 200 njerëz së bashku me policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Të gjithë duartrokisnin dhe thoshin se babai im është hero. Një burrë rreth moshës së babait tim i shtrëngoi dorën dhe i tha faleminderit, po mendojmë se ishte babai i vajzës. Vajza u trajtua në ambulancë dhe më pas ekipi tha se ajo ishte autike”, ka thënë Euklid Smakaj për Metro.

    36 vjeçari shkodran është një oficer sigurie nga Essex dhe i ka thënë medias britanike se babai i tij reagoi instinktivisht në një vend të rrezikshëm në lumë ku ka rryma të forta, duke mos menduar fare për sigurinë e tij.

    “Në fillim, mamaja ime mendoi se edhe ai ishte mbytur. Ai është një notar shumë i mirë dhe ka vetëbesim, pasi në vendin e tij në Shqipëri shpëtoi dy ushtarë nga mbytja. Por ajo që bëri nuk ishte e lehtë, atij nuk i interesonte aspak edhe nëse do të vdiste duke shpëtuar vajzën”, ka treguar Euklidi.

    Uji në Barrierën e Tamizit konsiderohet i rrezikshëm për shkak të baticave të fuqishme, vorbullave dhe rrjedhave nënujore, ujit të ftohtë dhe shkarkimeve të ujërave të zeza. Vetë Hismeti ka shpjeguar sesi veproi instinktivisht për të shpëtuar 7 vjeçaren.

    “Kam fëmijë dhe nipër e mbesa, kështu që në momentin që pashë vajzën e dija se duhej të veproja. Isha i përgatitur të bëja gjithçka që duhej për ta nxjerrë nga uji”, është shprehur 65 vjeçari nga Shkodra për median britanike.

    Hismet Smakaj londer
    Previous ArticlePo zien rrjeti për lajmin e Elvis Pupës, REAGON ashpër Bardhi! ‘Bota është portokall, ja kur…’
    Next Article Dikur e ironizoi për Sarën, Bardhi “shpërthen” ndaj Vis Pupës pas akuzave për shtëpi bari
    Të Fundit

    Humbi jetën krejt papritur, zbulohen detaje: Ja cfarë i mori jetën gazetarit dhe publicistit të njohur

    August 23, 2025

    Trishtim dhe humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

    August 23, 2025

    ‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

    August 23, 2025
    Tv Show

    “Gruan e vr*va se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari pas kryerjes së aktit, veshi rroba që gjeti te…

    August 23, 2025

    E papritur/ Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

    August 23, 2025

    “Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vr*sjes së shqiptares nga i shoqi…

    August 23, 2025
    Horoskopi

    ‘Shumë gjëra të paqarta që do ju trazojnë mendimet!’ Horoskopi për sot, përgadituni për një ditë të vështirë!

    August 23, 2025

    E Premtja me sfida dhe tr*nditje të madhe! Horoskopi për sot, këto shenja duhet të përgaditen domosdoshmërisht

    August 22, 2025

    ‘Një ditë e re, një e premte e mbarë dhe shumë lekë për këto shenja!’ Horoskopi për ditën e nesërme

    August 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.