Raporti mes Mirit dhe Selinës ka qenë kryefjala e Prime-t të djeshëm, ku opinionisti
Arbër Hajdari ka ndarë bindjen e tij se situata ka kaluar përtej lojës, por duke bërë një dallim thelbësor mes dy protagonistëve.
“Unë kam përshtypjen se kanë lindur ndjenja,” deklaroi Arbër hapur.
Megjithatë, ai e arsyetoi sjelljen e Selinës me moshën dhe nevojën për mbështetje, ndërsa ishte kritik ndaj këngëtarit.
“Unë e shoh normale që të lindin ndjenja nga një vajzë e re… por jo që të lindin nga Miri, sepse nga çfarë kam dëgjuar, ai ka një martesë,” theksoi ai.
Sipas Hajdarit, gjithçka nisi si strategji por doli jashtë kontrollit: “Të dy e kanë nisur si aleancë në lojë dhe më pas si një afrimitet i madh.”
Ai shtoi gjithashtu se letra e babait të Selinës ishte një mesazh i qartë që nuk linte vend për keqkuptime.





