Hilsn

E tmerrshme! Gjendet në plazh një kufomë, dyshohet dhe zbulohet që…

Një kufomë e një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë që trupi të ketë lidhje me zhdukjen misterioze të biznesmenit rus 56-vjeçar, Vladislav Baumgartner, i cili rezulton i zhdukur që prej 7 janarit.

Sipas raportimeve, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë anëtarë të Bazave Britanike, si edhe Shefi i Policisë së Limasolit dhe oficeri i Njësisë TAE, të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur procedurat hetimore. Trupi është gjetur në një fazë të avancuar dekompozimi, çka e bën të pamundur identifikimin e menjëhershëm.

Autoritetet bëjnë me dije se kufoma do të transferohet në morgun e Bazave Britanike, ku të enjten pritet të kryhet autopsia nga një mjek patolog ligjor. Gjatë procedurës do të merren edhe mostra ADN-je për të përcaktuar identitetin e viktimës.

Policia e Qipros thekson se për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse trupi i përket biznesmenit rus Vladislav Baumgartner. Hetimet për zhdukjen e tij janë përqendruar kryesisht në zonën e Pissourit dhe në Kavo Aspro, ku telefoni celular i tij ka dhënë sinjal për herë të fundit.

Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, ende nuk është përjashtuar asnjë pistë lidhur me shkakun e vdekjes së burrit të panjohur. Ndërkohë, policia rikujton se 56-vjeçari është raportuar i zhdukur nga banesa e tij në Limasol më 7 janar. Ai përshkruhet si rreth 1.90 metra i gjatë, me trup të hollë dhe flokë gri. Në momentin e zhdukjes kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të vlefshëm për rastin të kontaktojnë Departamentin e Hetimit të Krimit në Limasol. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zhdukja u denoncua pasi Baumgartner ndaloi papritur komunikimet, ndërsa operacioni i kërkimit u zhvillua me pjesëmarrjen e policisë, Mbrojtjes Civile, vullnetarëve dhe personelit të Bazave Britanike, duke përdorur helikopterë dhe dronë. Kërkimet janë ndërprerë disa herë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut.

×