Hilsn

‘Fajin e ka ish vjehrra, unë isha në…’ I la fëmijët tre ditë pa bukë dhe vetëm, flet nëna durrsake

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Durrës, ku tre fëmijë u gjetën nga policia në gjendje të mjeruar dhe tashmë ndodhen në spital,

duke marrë trajtim për zgjebje dhe dehidrim. Fëmijët kishin qëndruar tre ditë pa ushqim, pasi nëna e tyre, 33-vjeçarja Blerina Basha, nuk kishte qenë në banesë gjatë kësaj periudhe.

Ka qenë gjyshja e tyre ajo e cila hyri në banesën e 33-vjeçares dhe më pas, pasi konstatoi gjendjen e mjerueshme në të cilën po jetonin nipërit e saj, lajmëroi menjëherë Policinë.

Ndëkrohë, për mediat, vetë Blerina Basha ke deklaruar se situata e krijuar ka qenë e inskenuar nga ish-vjehrra e saj, me qëllim marrjen e kujdestarisë së fëmijëve. Ajo thekson se, përkundër vështirësive ekonomike dhe punës së saj në një lokal, ka përpjekur të kujdeset për fëmijët dhe t’u sigurojë jetesë normale.

“Të gjithë ndodhen jashtë, familjarët. Nuk kam pasur mundësi, nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike edhe familja ime. Pretendimi i që kam, ok dakord, shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje që është. Ka vendosur dorë dikush tjetër.

Shtëpia nuk ka qene ne atë gjendje. Dikush e beri për te me nxjerre keq. Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi nuk janë rritur me idenë që keni një baba jo të mirë, e gjyshe jo të mirë.

Janë rritur me dashurinë që u kam thënë ke një baba, një nënë, nëj gjyshe. Unë me ata nuk kam kontakte. Që në momentin që ka dalë nga burgu, këto muajt e fundit nisi lek për fëmijët, 180 mijë lek. Po çfarë do bëj unë me 180 mijë nëse rri në shtëpi. 300 mijë e kam qiranë. Punoj në një lokal këtu në Durrës. Fëmijët kanë qenë në shkollë, thjesht kanë qenë të sëmurë, kam çuar një raport mjekësor. Kanë qenë 2 javë pushimet e shkollës. Në momentin që ka filluar shkolla, ditën e hënë, ditën em artë ka ndodhur përmbytja, rruga ka qenë e bllokuar, në ato momente janë marrë pushim prap. Jemi pa ujë nga përmbytjet. Nuk jam nënë ashtu, ti lija fëmijët vetë do e kisha bërë kohë më përpara

Sa herë që ish vjehrra ime kthehej në Shqipëri merrte në telefon dhe donte që ti takonte fëmijët. Unë dje nuk dija asgjë, nuk më ka lajmëruar që unë do shkoj te shtëpia/ Pse pikërisht dje nuk më ka marrë në telefon”, ka thënë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania

×