Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Roza Lati mbyll e përlotur sezonin e ‘Piter Pan’: Bëhuni shtëpi e shpresë për…

    0
    By admin on June 28, 2025 TvShow

    Ashtu si Piter Pani që nuk pranoi kurrë të rritej, edhe ky emision na bëri të besonim

     

    se çuditërisht, çdo të premte në orën 21:00, koha ndalonte për pak. “Në Kurthin e Piter Pan”, formati aq i dashur në TV Klan, duket se po i afrohet fundit, duke lënë pas një mori emocionesh, të qeshura, befasish dhe pyetjesh “me spec” që vetëm fëmijët dinë t’i bëjnë.

    Prej vitesh, personazhet më të njohur të ekranit janë ulur përballë kureshtarëve të vegjël duke dhuruar momente që janë stampuar në kujtesën e publikut.Në një fund sezoni që nuk do të harrohet lehtë, emocionet e fëmijëve lanë vendin për emocionet e një të rriture që dikur ka qenë një fëmijë që kërkonte dashuri. Roza Lati, e ftuar për të mbyllur këtë kapitull të “Në Kurthin e Piter Pan”, nuk zgjodhi shfaqje, zgjodhi të ndajë emocionet.

    Me zërin që i dridhej dhe lotët që nuk i fshihte, ajo ndau copëza të ndjeshme nga fëmijëria e saj, duke prekur thellë zemrat e publikut.

    “Unë besova gjithmonë tek Babagjyshi, por dhurata që më mungoi ishte ajo që ju ndoshta e keni çdo ditë, një familje e bashkuar.” Nuk kishte më ndarje mes ekranit dhe realitetit, Roza nuk foli si moderatore, por si ajo vajzë e vogël që ka kaluar shumë Krishtlindje vetëm.

    Ishte një mbyllje ndryshe, një moment i rrallë televiziv ku mesazhi nuk ishte thjesht për të informuar, por për të kujtuar se dashuria nuk është as dhuratë, as luks, është themel. Dhe nëse ajo mungon, jeta na mëson të bëhemi vetë dashuri, vetë shtëpi, vetë shpresë.

    Roza Lati nuk dha vetëm fundin e një emisioni, ajo dhuroi një reflektim që do të zgjasë më shumë se çdo sezon. Një kujtesë për të mos marrë për të mirëqenë atë që është më e shenjta, familjen.

    “Çdo fëmijë në ditën e Krishtlindjes, meriton që të gjejë një pakon poshtë pemës së viti të ri. Unë kam besuar gjithmonë tek Babagjyshi, tek mrekullia që ndodh çdo vit, vetëm se shumë rrallë më kanë ardhur dhuratat që ëndërroja. Nuk e kam fjalën për lodrat apo kukullat, e kam fjalën për dhuratën që ju e keni pasur gjithmonë pa e kuptuar se sa e çmuar është.

    Unë do doja që ta kisha dhënë atë dhuratë për çdo fëmijë që ndjehet vetëm, sepse ajo dhuratë është më e mrekullueshmja që një fëmijë mund të marrë, familja e bashkuar. Mua nuk më ka munguar dashuria, kam pasur njerëz që janë kujdesur për mua, kam pasur ngrohtësi buzëqeshje, festa, kam pasur nënë time, zanën time magjike që më ka hedhur pluhur yjesh gjithmonë.

    Por, nuk para dorën e mamasë në njërën anë dhe të babait në anën tjetër që të më mbanin fort në mes, që të më tregonin se kudo ku të shkoja do të kisha udhërrëfyesit e mi, të pandashëm dhe të pathyeshëm. Prindi është prind. Prindin nuk e zëvendëson askush. U rrita vetëm si shumë fëmijë që rriten vetëm dhe që bëhen më të fortë pikërisht sepse të bën jeta të tillë. Sot që jam në ekran, në dritë dhe në duartrokitje dua të them me zemër nëse e keni familjen bashkë mos e merrni për të mirëqenë, është dhuratë e shenjtë, është e papërsëritshme. Nëse nuk e keni familjen bashkë, jepini mundësi vetes ta bëni ju atë, të krijoni familjen tuaj, të bëni ju fëmijët tuaj dhuratën tuaj për veten tuaj. Bëhuni shtëpi, bëhuni përfaqim, bëhuni shpresë.

    Dridhem sepse unë jam ajo vajza që kam kaluar shumë Krishtlindje vetëm me qenushat e mi, prandaj dhe i dua shumë kafshët. Nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa të ndjesh në çdo Krishtlindje dhe në çdo ditë të jetës magjinë dhe dashurinë e familjes së bashkuar. Unë jam Roza Lati dhe me plot emocion mesa duket mu la mua stafeta që të mbyll këtë program fantastik ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Ju puth fort dhe do të shiheni me Alketën dhe fëmijët e dashur sezonin e ardhshëm”, rrëfeu mes emocionesh Roza Lati./tvklan.al

    Previous ArticleTregohuni të kujdesshëm! Këtë të shtunë DASHURIA do triumfoj ama paratë do ju zhdu…
    Next Article ‘Ditë e mbushur me surpriza dhe ndodhi të pamenduara…’ E Shtuna e sotshme do të jetë ‘ZJARR’!
    Të Fundit

    Del fotoja, ky është autori që i mori jetën 14 vjecarit! Ja cfarë shkruante ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja…’

    August 14, 2025

    E qara në kup të qiellit/ ‘Më lini të shoh djalin tim…’ nëna e 14 vjecarit të vr*rë ‘SHKUND’ spitalin! (Video)

    August 14, 2025

    Vr*sja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

    August 14, 2025
    Tv Show

    E premte e veshtire per shenjen e… Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Gusht 2025

    August 14, 2025

    “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja…”, ky është 14-vjeçari që vr*u moshatarin! Foto dhe tatuazh me a*më

    August 14, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u q*llua në lokal nga moshatari që mbeti i pl*gosur

    August 14, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.