Pas dyshimeve për një mungesë të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur konfirmimi zyrtar — spektakli nis në dhjetor, nën drejtimin e Ledion Liços.
Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të reality show-t në Instagram, ndërsa Ledioni ka ripostuar njoftimin.
Sa i përket opinionistëve dhe listës së banorëve, ende nuk ka informacione.





