Mëngjesi i sotëm (e diel, 23 nëntor) në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka nisur me temperatura të larta dhe momente romantike mes dy banorëve, Dolce dhe Edi.
Dyshja, e cila prej ditësh ka shfaqur një afrimitet të dukshëm, nuk i ka kursyer gjestet e dashurisë sapo janë zgjuar.
Në pamjet e transmetuara, ata shihen të përqafuar ngushtë, me Dolcen të mbështetur në kraharorin e Edit, ndërsa shkëmbenin puthje dhe përkëdhelje të vazhdueshme.
Por momenti që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe po komentohet gjerësisht në rrjet, ishte një veprim i papritur i Dolces.
Gjatë përkëdheljeve, ajo i është afruar veshit të Edit dhe e ka kafshuar lehtë, një gjest që është interpretuar si flirt i pastër dhe konfirmim i kimisë së fortë mes tyre.
Ky afrimitet i mëngjesit ka ndezur diskutimet te fansat, të cilët tashmë janë të bindur se raporti mes tyre po shkon drejt një romance të mirëfilltë brenda shtëpisë.





