Hilsn

Dalin pamjet! Ja momenti kur 26 vjecari takohet me 18 vjecaren dhe më pas ndodh ab*zimi s*ksual! (Video)

Një 18-vjeçare italiane ka denoncuar një sulm fizik dhe seksual në orët e para të mëngjesit në zonën e plazhit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, pranë shezlongëve të një hoteli, ku sipas dëshmisë së saj, pas një komunikimi të shkurtër, ajo është sulmuar nga një 26-vjeçar shqiptar.

Pas denoncimit, policia arrestoi Leonardo Prezën, banues në Durrës, i njohur më herët për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Hetimet paraprake tregojnë se vajza ishte larguar për pak çaste nga shoqëria e saj dhe ishte ulur vetëm në një shezlong, moment kur dyshohet se ndodhi ngjarja.

Autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa e reja ka marrë ndihmë mjekësore dhe po mbështetet nga shërbimet ligjore dhe sociale.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë publik, ndërsa policia deklaron se vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

×