Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    0
    By admin on August 2, 2025 Të Fundit

    Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.

    Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.

    “Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

    Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

    Reagimi i Rexhep Qosja:

    F A L Ë N D E R I M

    Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

    Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

    Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

    Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

    Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

    Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

    Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

    edita qosja rexhep qosja vdekje
    Previous ArticleShqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët
    Next Article Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë
    Të Fundit

    ‘Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    August 2, 2025

    Aksident tr*nditës në vend: Automjeti përmbyset, shoferi i tij…

    August 2, 2025

    Detaje nga ngjarja e rende: Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, i biri 26-vjeçar e goditi 7 herë me th*ke!

    August 2, 2025
    Tv Show

    Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

    August 2, 2025

    Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

    August 2, 2025

    I martuar dhe më fëmijë/ Deklarata e PAPRITUR e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

    August 2, 2025
    Horoskopi

    Kësaj shenje do i c*pëtohet zemra! Horoskopi për sot, ja cila shenjë do HUMB GJITHCKA!

    August 2, 2025

    Një Gusht i TRISHTE për këto shenja: Vendime të vështira dhe ndarje ciftesh! Ja cilat shenja do…

    August 1, 2025

    Kujdes, kujdes, kujdes në këto 3 data! Yjet paralajmërojnë për muajin Gusht!

    August 1, 2025
    Këshilla Shëndeti

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.