Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një marrëdhënie të re dashurie me këtë vajzë? (Detaje)

    0
    By admin on July 19, 2025 Të Fundit

    Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe aktori i humorit Besart Kallaku, nuk humb kohë.

    Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

    Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re.

    Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.

    Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit, nuk është e famshme.

    Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

    Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjell, apo edhe nga jeta si baba.

    Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.

    Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

    Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.

    Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

    Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

    Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

    Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

    Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

    “I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

    Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku, ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës, si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

    “I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00”.

    bes kallaku xhensila myrtezaj
    Previous ArticleLot, britëma dhe hidhërim! U jepet LAMTUMIRA e fundit të dy vëllezërve që u mb*ten ditën e djeshme!
    Next Article Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku heq dorë nga vajzat e famshme, nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë!
    Të Fundit

    Me pIagë në duar dhe shumë i prekur, ky është polici ‘hero’ që shpëtoi 3 jetë njerëzish ‘Një emocion i madh…’

    August 9, 2025

    Aksident tronditës: Automjeti përfundon në lumë, infermierja dhe banori i zones arrijne te…

    August 9, 2025

    Trishtim! Prej pesë dekadash u shërbeu me ndershmëri pacientëve, ndahet nga jeta farmacisti i njohur!

    August 7, 2025
    Tv Show

    Të shtëna me armë në vend, dy të vr*rë dhe dy të plago*ur

    August 10, 2025

    “Binjakët, Luani dhe…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sot

    August 10, 2025

    ”Je ndër shenjat më të favorizuara të ditës”/ Horoskopi, e diel 10 gusht

    August 10, 2025
    Horoskopi

    ‘Paqendrueshmëri dhe të papritura…’ Një ditë me tensione dhe sfida do ju mbërthejë!

    August 7, 2025

    ‘Të mërkurën dhe të Enjten…’ Yjet sjellin sfida për këto 3 shenja, ndërsa të tjerat do gëzojnë!

    August 6, 2025

    Sfida, të papritura dhe tronditje! Mërkuri në retrograd, këto 4 shenja do të…

    August 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.