Hilsn

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit aksion në zonën e Kodrës së Diellit

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Burimet për gazetaren Lala bëjmë më dije se aksioni ka të bëjë për një hetim që lidhet ndër të tjera edhe me tenderat.

Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

SPAK lëshon urdhër arrest për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri

×