Hilsn

As Luiz Ejlli nuk mungon në cermonin mortore të Eldionit, ja si në c’gjendje shfaqet ai!

Pasditen e sotme, në fshatin Bllagajë të Pejës u mbajt ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Mes shumë fytyrave publike, u pa edhe këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli.

Prania e Luizit në varrim shënoi një gjest të rëndësishëm solidariteti mes dy artistëve, të cilët ndonëse nuk njihen personalisht, i përkasin të njëjtit format televiziv.

Ardhja e tij tregoi mbështetje për Gjestin dhe familjen Kelmendi në këtë moment të vështirë.

Më parë, Luiz Ejlli kishte shprehur ngushëllime publike për Gjestin, duke theksuar se “lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo”.

Mes të pranishmëve ishin edhe emra të tjerë të njohur si Dafina Zeqiri, Yll Limani dhe Egli Tako.

×